Shkodër / Arrestohet përgjegjësi i ujërave të zeza në UK

Shkodër / Arrestohet përgjegjësi i ujërave të zeza në UK

Një ditë pas vdekjes së punonjësit të Ujësjellës Kanalizimeve në Shkodër, policia ka vënë në pranga përgjegjësin e ujërave të zeza në Ndërmarrjen e UK-së, Prekë Toma.

Policia gjithashtu ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për inxhinierin e UK Shkodër Y.R dhe drejtuesin teknik të ndërmarrjes L. P.

Mëngjesin e së premtes,një punonjës i Ndërmarrjes së Ujesjellës-Kanalizime gjeti vdekjen dhe dy të tjerë u plagosën.

Viktimë mbeti 35 vjeçari Kleotos Çeliku, i cili bashkë me dy kolegët e tij Gjon Gjonin dhe Maliq Seljën po kryenin pastrimin e pusetave të ujrave të zeza në lagjen “Guerrile”, prane kolegjit turk “Hasan Riza Rasha”.

35 vjeçari ka hyre brenda pusetes në një thellësi prej 5 metrash dhe në pak minuta ka gjetur vdekjen si pasojë e asfiksimit.

Mungesa e oksigjenit, por edhe gazi metan brenda saj nuk i ka lejuar frymëmarrjen, duke bërë që të dalë i pajetë nga kjo pusetë.

Edhe pse në ndihmë i shkuan 58 vjeçari Gjoni dhe kolegu i tij 24 vjeçar Selja, çdo gje ka qënë e kotë, pasi edhe këta të fundit mbeten të lënduar nga aroma kundermuese dhe u dërguan në spitalin rajonal të Shkodres, ku ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.

Viktima Çeliku qe humbi jeten nuk ka qene i paisur me bombul oksigjeni dhe as me kundragaz në momentin që po kryente pastrimin e pusetës, duke perbere keshtu nje shkelje te rende te kushteve teknike.

As dy kolegët e tjerë nuk ishin të pajisur me këto mjete, duke përbërë një shkelje të rëndë që prej vitesh eshte prezente tek punonjesit e Ndërmarrjes së Ujesjellës-Kanalizime, sektori i komunales.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy