
Në këtë përvjetor të 17-të të Pavarësisë së Kosovës, këngëtarja dhe aktorja Egzona Ademi përcolli një urim për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”.
Në një komunikim për programin, Egzona, e cila jeton dhe vepron në Tiranë me artin e saj, ka theksuar se atdheun duhet ta duam çdo ditë, dhe jo vetëm në ditët e festave.
Unë jam nisur për Tiranë, ku kam një prezantim me një pikë muzikore në një universitet, dhe pas kësaj do të festoj si çdo festë tjetër.Them se vendin duhet ta duam çdo ditë, jo vetëm në ditët e caktuara.
Isha në pushime me familjen, por tani do të festojmë si të gjithë të tjerët, në një ambient ku ka muzikë, kërcim dhe argëtim. Në kohët e fundit jam gjithmonë e angazhuar në fushën e muzikës, kështu që mendoj se është mirë të eci përpara dhe të mendoj për projekte të reja.
Muzikën e kam zhvilluar më shumë në Shqipëri, ndërsa karrierën në aktrimin e kam nisur në Kosovë. Por në aktrim nuk mund të jesh aktiv çdo ditë ose çdo muaj, pasi varet nga projektet që ke.
Kjo është ajo që dua të them, balanca mes dy fushave është një sfidë, por është diçka që mund të arrihet.



