
Presidenti serb Aleksandër Vucic ka thënë se e gjithë Bota po I kërkon Beogradit ta njohë pavarësinë e Kosovës. Në një intervistë për mediat lokale, Vucic tha se nuk ndihet gati ta deklarojë se e pranon pavarësinë, por megjithatë, sërish ai paralajmëroi se zgjidhja do të jetë e dhimbshme për serbët.



