Zgjedhjet për kryetarin e degës në Fushë Krujë/ Loka: Demokratët bëhen bashkë pavarësisht qëndrimeve (VIDEO)

Zgjedhjet për kryetarin e degës në Fushë Krujë/ Loka: Demokratët bëhen bashkë pavarësisht qëndrimeve (VIDEO)

Në degën e Partisë Demokratike në Fushë-Krujë po mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri. Kandidati për këtë degë, Agron Loka në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV deklaroi se ai shpreson në një rikonfirmim të tijin si kryetar duke u shprehur i bindur se do e fitojë këtë garë.

Ai tha se ajo që është vënë re sot gjatë këtij procesi është se demokratët pavarësisht qëndrimeve të një pjese të anëtarësisë janë bërë bashkë. Sipas tij për herë të parë kryetarët i degëve po zgjidhen nga anëtarësia me një anëtar një votë, të cilën e ka cilësuar si shumë e rëndësishme për demokracinë.

Unë do kem një rikonfirmim dhe jam i bindur se do ta fitoj këtë garë sepse kam shumë mbështetës dhe ata e kanë treguar se e kanë mbështetur kryetarin dhe anasjelltas.  Ky proces pavarësisht qëndrimeve të brendshme, sot ajo që është vënë re është bashkimi i të gjithë demokratëve në këtë proces dhe tani mund të themi se demokratët po shkojnë drejt një faze të re ku të gjithë të bashkuar po bëhen bashkë kundër kësaj qeverie.

Në Fushë Krujë procesi është shumë përbashkues. Po marrin pjesë të gjithë pavarësisht qëndrimeve të një pjese të anëtarësisë sot kanë marrë pjesë në votime ku shihet një fluks i madh i anëtarëve që paraqiten në qendrat e votimit. Për herë të parë kryetari i degës së Fushës Krujës dhe jo vetëm zgjidhet nga anëtarësia me një anëtar një votë e cila është shumë e rëndësishme për demokracinë. E kemi nisur procesin zgjedhor me grupe seksionesh që të gjithë të bëhen bashkë. Ne pas zgjedhjes së kryetarit të degës kemi dhe zgjedhjen e kryesisë së degës edhe kjo me një anëtar një votë, s’ka më të emëruar do jetë zgjedhja vetëm me votë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy