Nesho për mbledhjen e dy qeverive: “Dekor” patriotik, që nuk ka prodhuar asnjë rezultat konkret

Nesho për mbledhjen e dy qeverive: “Dekor” patriotik, që nuk ka prodhuar asnjë rezultat konkret

I ftuar në edicionin e lajmeve në MCN TV, diplomati dhe njohësi i mirë i çështjes së Kosovë, Agim Nesho, foli për nismën e Ballkanit të Hapur por dhe me mbledhjen e shtatë të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, që pritet të zhvillohet këtë të premte në Elbasan.

Duke u ndalur fillimisht te deklarata e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ka thënë se nuk do të funksionojë nisma e Balkanit të Hapur nëse nuk përfshihen të gjitha vendet, Nesho, tha se ky projekt nuk ka prodhuar ndonjë gjë të re, dhe se vet mesazhet e BE dhe të SHBA janë kundër kësaj iniciative.

“Ky projekt nuk ka prodhuar ndonjë gjë të re, përveç tensioneve, të një pasigurie, mundësie të kalimit jashtë kornizave të Ballkanit, dhe si të tilla përbëjnë shqetësim për vendet e rajonit. Kjo iniciativë nuk i shërben frymës së bashkëpunimit ballkanik, por iniciative e vetëm disa vendet të Balkanit e Ramës dhe e Vucic. Vet mesazhet e BE dhe të SHBA, janë kundër kësaj iniciative, edhe pse janë në gjuhën diplomatike, sikurse Lajcak edhe Escobar, njëri ka thënë që është jo e shëndetshme, kurse tjetri, që nuk mundësohet nëse nuk marrin pjesë të gjitha vendet, edhe insistimi i Ramës, i cili ka thënë që nuk presim këdo, tregon dhe një mënyrë refuzimi të mosnjohjes së shteteve të fuqishme.

Prandaj mendoj se kjo iniciativë, gjithmonë e me shumë po komprometohet nga tendenca e Serbisë për rë kërkuar diçka në Ballkan, përmes përkrahjes ruse”.

Përkitazi me faktin se të premten do të zhvillohet dhe mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare, e shtata në radhë mes dy qeverive, ku priten të nënshkruhen disa marrëveshje, për diplomatin Nesho, është veçse një takim i radhës, i cili deri më tani nuk ka prodhuar rezultate konkrete për të dy vendet.

“Më shumë se një dekor patriotik i cili është krijuar me shumë kujdes nga Rama, i cili ka qejf që këto iniciativa bashkëpunimi mes dy pjesëve të kombit ti shoh në ngjyra patriotike, me tepër si iniciativa të tij, nuk kanë prodhuar ndonjë rezultat, sepse brenda tetë vitesh, nëse do të ishin firmosur me qindra marrëveshje do të komunikonin një strukturë më të afërt mes dy vendeve. Nga ana tjetër qeveria e Kosovës ka punuar më me ngulm për të arritur disa marrëveshje siç janë çështjet energjetike, të gjitha të fushës ekonomike, etj.

Përndryshe nuk pres ndonjë gjë të madhe, duhet parë rezultatet se sa janë të afta këto dy qeveri, të arrijnë një synim të përbashkët. Edhe kjo mbledhje do të jetë mbledhja e radhës, ndoshta jo me aq pompozitet, sepse besoj do të jetë një mbledhje konkrete”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy