Rezoluta për Srebrenicën/ Begaj: Shqipëria konfirmoi veten në grupin e vlerave perëndimore

Rezoluta për Srebrenicën/ Begaj: Shqipëria konfirmoi veten në grupin e vlerave perëndimore

Presidenti Bajram Begaj tha që Shqipëria konfirmoi veten në grupin e vlerave perëndimore me votën pro miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srbrenicë.

Reagimi i kreut të shtetit në platformën “X”erdhi pas miratimit nga Asambleja e OKB-së të Rezolutës që e vendos 11 Korrikun Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë.

 

Drupal Ad

 

"Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot një rezolutë që e vendos 11 Korrikun Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë. Shqipëria edhe një herë e konfirmoi veten në grupin e vlerave perëndimore me votën dhe angazhimin e saj që kjo rezolutë të miratohej. Kjo datë do të shërbejë si kambanë e përhershme për të përkujtuar dënimin e gjenocidit, që masakra të tilla të mos përsëriten më dhe njëkohësisht është edhe një përgjigje ndaj mohuesve të gjenocidit dhe krimeve të tilla të tmerrshme” .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy