
Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, foli edhe për çështjen e hetimit të dosjes 5D të ish-drejtorëve të bashkisë së Tiranës.
Lidhur me këtë çështje, Këlliçi tha se në rrugë jo zyrtare ka mësuar se SPAK po heton edhe rolin e disa drejtorëve të tjerë të përfshirë drejtpërdrejtë ne dosjen 5D.
Ne dijeninë time kjo çështje është ende ne hetim. Në rrugë informale mund të them se kjo çështje po vijon të hetoj SPAK dhe rolin e disa drejtorëve të tjerë të bashkisë së Tiranës, që janë përfshirë drejtpërdrejtë në dosjen 5D,.
Nuk përjashtohen dhe në pjesë e drejtorëve që janë ende të lirë dhe nuk kanë shkuar pranë dyerve të drejtësisë. Dje janë bërë publike dokumente që implikojnë zyrtarë të tjerë të bashkisë që vazhdojnë me ish-drejtuesin e njësisë Zall Herrit, Arben Maloku që ka përfituar disa milion euro dhe ai identik me skemën e 5D.
Do të bëjmë publike nesër edhe dokumente sërish që përfshijnë edhe administratorin e njesisë së Dajtit, Kujtim Çefalinë, edhe Arben Malokun e Zall Herrit, të përfshirë drejtpërdrejt në dosjen 5 D dhe skema të ngjashme.



