U kallëzua nga Presidenti/ GJKKO pushon çështjen ndaj Ardian Dvoranit (VIDEO)

U kallëzua nga Presidenti/ GJKKO pushon çështjen ndaj Ardian Dvoranit (VIDEO)

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar mëngjesin e sotëm kërkesën e SPAK për pushimin e padisë së presidentit Meta për çështjen “Dvorani”.

Fill pas dhënies së vendimit, për media, Dvorani tha se nuk ka përplasje me asnjë institucion dhe se ka ikur koha e gjyqeve popullore.

“Unë nuk kam përplasje me asnjë institucion, ushtroj detyrën jam gjyqtar. Është jashtë realitet të mendoj që ka përplasje. kush mendon se ka përplasje i ka për vete.

Është e drejta e zotit meta që të ketë interpretimin e tij. Nuk jam kurrkush ta gjykoj dhe paragjykoj. Janë institucionet ato që vendosin. Koha e gjyqeve popullore i përkasin një regjimi të kaluar. Gjyqet nuk bëhen në media,” u shpreh Dvorani.

Ndërkohë pritet zbardhja e vendimit të GJKKO-së.

SPAK kërkoi pushimin e çështjes për gjyqtarin Ardian Dvorani në lidhje me padinë që presidenti i vendit bëri kundrejt tij në 18 shkurt vitin 2020.

SPAK iu drejtua me një kërkesë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për pushim akuze dhe mbyllje të çështjes Dvorani-asokohe me funksion kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Aktualisht Ardian Dvorani mban postin e gjyqtarit pranë Gjykatës së Apelit Administrativ të Tiranës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy