Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha këtë të diel, pas një takimi në Jerusalem me Sekretarin e Shtetit të SHBA Marco Rubio, i cili po fillon një turne në Lindjen e Mesme se ai ka një strategji të përbashkët me presidentin amerikan Donald Trump për të ardhmen e Gazës.
"Ne diskutuam vizionin e guximshëm të Donald Trump , i cili propozoi marrjen e kontrollit të Rripit të Gazës dhe zhvendosjen e banorëve të tij në Egjipt dhe Jordani, dhe ne do të punojmë për ta bërë këtë vizion realitet", tha Netanyahu.
Marco Rubio, nga ana e tij, theksoi se Hamasi duhet të eliminohet në Gaza, në përputhje me objektivat e vendosura nga Benjamin Netanyahu në fillimin e luftës shkatërruese në territorin palestinez, të shkaktuar nga sulmi i paprecedentë i lëvizjes islamike palestineze në Izrael më 7 tetor 2023.
Para takimit të tyre dhe ndërkohë që një armëpushim i brishtë ka qenë në fuqi që nga 19 janari midis Izraelit dhe Hamasit, ushtria izraelite tha se kishte kryer një sulm ajror duke synuar individë të armatosur në Rripin e Gazës.



