Gazetari Klodian Tomorri i ftuar në emisionin "Te Pakepozuarit" në MCN, ka diskutuar mbi hetimin e ngadaltë të inceneratorit të Tiranës dhe zhvillimet e fundit. Tomorri e përshkroi hetimin si të ngadalshëm dhe kautik, duke theksuar se ka pasur një ndarje në fraksione që ka ngadalësuar procesin.
Ai tha se 120 milionë euro, bashkë me dherat, janë shpenzuar për inceneratorin, por ato para janë tashmë të humbura. Tomorri theksoi se nuk ka asnjë mundësi rikuperimi për këto. Edhe pas sekuestros së kompanisë, ajo vazhdon të punojë për llogari të gropave të lëna nga Mërtiri-Zoto. Tomorri theksoi se kompania ka lënë borxhe të papaguara dhe detyrime tatimore, duke shtuar se paratë nuk janë kthyer dhe vjedhjet vazhdojnë. Tomorri përmendi se qeveria është autorja e gjithë kësaj historie, duke e bërë të qartë se hetimet kanë dështuar të ndalojnë abuzimet dhe të sjellin përgjegjësitë përpara drejtësisë.

Hetimi i inçernatorit të Tiranës ka qenë i ngadaltë dhe ka qenë kautik, ndoshta edhe me qëllim, duke e ndarë nëpër ato fraksionet, por me sa duket ka disa zhvillime gjatë ditëve të fundit, mos harrojmë kontrollin e banesës së ish-kryebashkiakut. Pra, duket sikur lëvizin, ndonëse ngadalë.
Domethënë, këtu ka momente, e them unë, aq të rëndësishme sa në qoftë se kjo do të jetë ideja për të zgjidhur vërtetë këtë problem.
Ato lekë kanë ikur tashmë, lekët që janë paguar për incenertatorin kanë ikur.
120 milionë deri tani, bashkë me dherat. I morën, i morën ata që i morën. Pra, ato lekë ka zero shanse rikuperimi mbrapsht.
Madje, prej një viti e ca tashme, që kur kompania u vu nën sekuestro. Nga shteti, ajo vazhdon punon akoma për llogari të gropave që ishin lënë nga kompania apo nga dyshja Mërtiri-Zoto, sepse janë lënë kredi të papaguara në banka, ishin lënë detyrime të papaguara tatimore dhe shumë detyrime të tjera, qoftë edhe tek furnitorët, pra në finale ato para nuk arriti aspak t'i kthehej mbrapsht apo t'i ndalonte që të vidheshin dhe sigurisht, as qeveria, e cila në këtë rast ka qenë aktore, sepse qeveria është autorja e gjithë kësaj historie.



