Bin Salman nis turin e pastrimit të imazhit, por në Tunizi pritet me protesta për vrasjen e Jamal Khashoggi

Bin Salman nis turin e pastrimit të imazhit, por në Tunizi pritet me protesta për vrasjen e Jamal Khashoggi

Princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, është pritur me protesta gjatë vizitës së tij në Tunizi, vend i cili është njëri prej destinacioneve të tij të para prej vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi. Kritikët thonë se këto udhëtime po shihen si përpjekje për ta përmirësuar imazhin e tij në botë, para mbajtjes së samitit të G20-ës gjatë kësaj jave.

Pas përqafimeve dhe buzëqeshjeve që gjeti në Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejn dhe Egjipt, ai nuk pati mikpritje të tillë në Tunizi. Të paktën 200 persona u mblodhën në qendër të kryeqytetit të vendit, një ditë para zhvillimit të bisedimeve të princit me presidentin e vendit, Beji Caid Essebsi.

Në ndërtesën e unionit të gazetarëve u shpalos figura e madhe e princit, i cili shihet duke e mbajtur një sharrë të madhe në dorë, ndërsa në një parullë tjetër shkruhej “Vrasësi nuk është i mirëpritur”. Protestuesit janë mbështetur edhe nga rrjeti i gazetarëve dhe një numër i organizatave joqeveritare. Ata vlerësojnë se vizita e princit saudit paraqet sulm ndaj parimeve të “Pranverës Arabe”, e cila solli demokraci dhe liri të shprehjes në Tunizi, shkruan “The Guardian”.

Të martën, qindra demonstrues mbajtën tabela duke bërtitur "Jo ndotjes së revolucionit tunizian" dhe "vrasësi nuk është i mirëpritur", në tubime të organizuara nga grupet e të rinjve dhe të drejtave të grave.

Pas disa javësh me deklarata kontradiktore, Riad pranoi përfundimisht se shkrimtari disident u vra nga një ekip elit i dërguar nga mbretëria, por sauditët pohojnë se Princi Mohammed nuk kishte dijeni për operacionin mashtrues.

Në anën tjetër, zyrtarët tunizias thanë se vendi i tyre ka marrëdhënie historike dhe vëllazërore me Arabinë Saudite dhe se rajoni do të destabilizohej nëse princi rrëzohet nga pushteti. Tunizia vazhdimisht ka përfituar nga ndihmat dhe fondet e Arabisë Saudite. Pas Tunizisë, pritet që princi të udhëtojë drejt Argjentinës, ku do të marrë pjesë në samitin e G20-ës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy