Kancelari gjerman Olaf Scholz nuk pret që lufta në Ukrainë të përfundojë shpejt. Sipas tij paqja është e pamundur pa tërheqjen e trupave ruse.
Duhet të jemi të përgatitur që kjo të zgjasë shumë.
Lajmin e bën të ditur Deutsche Welle.
“Moska nuk mund të diktojë kushtet e paqes në Ukrainë. Ukraina duhet të jetë në gjendje të mbrojë integritetin dhe pavarësinë e saj’, tha Scholz duke konfirmuar se nuk e sheh mundësinë e një tërheqjeje të trupave ruse.



