Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit nuk do të rivendosen pas luftës, deklaroi ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, në një konferencë për shtyp mbi sigurinë europiane.
Është e qartë se edhe nëse në një moment fqinjët tanë perëndimorë dhe ish-partnerët tanë befas interesohen për të rivendosur disi bashkëpunimin me Rusinë për sigurinë europiane, nuk do të ketë rivendosje të marrëdhënieve.
Sepse rikuperimi nënkupton atë që ishte më parë. Por nuk do të ketë më kurrë një bashkëpunim si më parë me Perëndimin, i cili po gërmon vazhdimisht për vija ndarëse.
Veprimet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) sot na lejojnë të ngremë pyetje se cilat do të jenë marrëdhëniet midis kësaj organizate dhe Moskës.
Kur Perëndimi të kuptojë se është më mirë të bashkëjetohet në bazë të asaj që është rënë dakord tashmë, Moska do të dëgjojë propozimet e saj.
OSBE u krijua për të zbutur marrëdhëniet midis Lindjes dhe Perëndimit, por kursi i dominimit të Perëndimit e ka penguar diçka të tillë.
Lavrov më pas akuzoi përsëri SHBA-në për “ndikim” në Europë kundër Rusisë, duke thënë se “Europa po vrapon pas SHBA-së dhe dëshirës së saj për të përdorur situatën në Ukrainë kundër Rusisë”.



