
Të dhënat e hakeruara por edhe dokumentet që disponon MCN nga burime të Ministrisë së brendshme tregojnë për një situatë të degraduar në policinë e Shtetit, ndryshe nga sa është prezantuar nga qeveria.
Raporti i një mbledhje të ish-kreut të Policisë Gledis Nano me vartësit flet për mungesë profesionalizmi në ndjekjen e ngjarjeve kriminale dhe neglizhencë në total në raport me denoncimet e qytetarëve.



