Osmani: Kërkojmë garanci ndërkombëtare për Asociacionin

Osmani: Kërkojmë garanci ndërkombëtare për Asociacionin

Presidentja Vjosa Osmani thotë se Kosova kërkon garanci nga partnerët ndërkombëtarë në lidhje me Asociacionin. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” Osmani vuri në dukje se Prishtina nuk po kërkon t'i largohet detyrimeve të saj, por që të ketë zbatim paralel të marrëveshjes së arritur në Bruksel.

Drupal Ad

 

 

 

"Në çdo kontratë, në çdo marrëveshje janë dy palë dhe është parim bazik i të drejtës ndërkombëtare që në qoftë se një palë tërhiqet nga marrëveshja, atëherë pala tjetër nuk ka asnjë detyrim që të zbatojë pjesë e saj të marrëveshjes. Ajo çfarë po insistojmë ne si Kosovë është jo që ne të ikim nga obligimet tona, por që të ketë zbatim paralel të marrëveshjes së arritur në Bruksel, e njohur si Marrëveshja bazike dhe Aneksi i Ohrit, ku ka obligime për Kosovën, disa prej të cilave kanë qenë koncesione të vështira, por ka edhe obligime të qarta për Serbinë, të cilat në qoftë se merren në tërësinë e saj konstituojnë njohje de fakto të Republikës së Kosovës siç është potencuar qartë edhe nga liderët evropianë në deklaratën e tyre të 26 tetorit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy