Mitsotakis për Shkupin: Shkelja e Marrëveshjes së Prespës rrezikon sigurinë në Ballkanin Perëndimor

Mitsotakis për Shkupin: Shkelja e Marrëveshjes së Prespës rrezikon sigurinë në Ballkanin Perëndimor

Duke folur në Samitin e NATO-s në Uashington, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nënvizoi nevojën për respektimin e Marrëveshjes së Prespës nga Maqedonia e Veriut.

 

Drupal Ad

 

 

 

Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës, -theksoi kryeministri, është thelbësor për Aleancën, për Ballkanin Perëndimor dhe për komunitetin ndërkombëtar.

Shkelja ose zbatimi selektiv i Marrëveshjes së Prespës, vazhdoi ai, do të minonte besueshmërinë e të gjitha përpjekjeve për zgjidhjen e çështjeve të tjera të pazgjidhura në Ballkanin Perëndimor dhe do të rrezikonte stabilitetin dhe sigurinë në rajon. 

Pacta sunt servanda. Këtë duhet ta kujtojmë të gjithë”, theksoi ai. Greqia ka ngritur shqetësimin për shkeljen e Marrëveshjes së Prespës nga kryeministri i ri Mtskoski. Athina u referohet deklaratave të tij të fundit, ku ai i referohet vendit si “Maqedoni” dhe jo “Maqedonia e Veriut”, sikurse është përcaktimi kushtetues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy