
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka zbuluar se ka vendosur një lloj të ri Covid-19 të zbuluar së pari në Rusi në listën e saj të varianteve për monitorim. Ai bashkohet me një përzgjedhje të njëmbëdhjetë mutacioneve të tjera të Covid të cilat janë pa emër.
Mutacioni u zbulua për herë të parë në janar të këtij viti, por vetëm tani është konsideruar e rëndë sa të renditet në listë, shkruan TR.
Sipas sistemit të klasifikimit të OBSH-së, variantet së pari përcaktohen për "monitorim të mëtejshëm", përpara se të promovohen "me interes", dhe më pas "shqetësues". Nëse varianti i sapo zbuluar i gjetur në Rusi përcaktohet të jetë më serioz, do t'i jepet një emër grek. Deri tani, ai njihet si AT.1.
Duke folur për agjencinë e lajmeve TASS, OBSH theksoi se nuk do ta quante variantin ‘Rusisht’, sipas politikës së organizatës.
"Asnjë vend nuk duhet të stigmatizohet për identifikimin dhe raportimin e varianteve," tha OBSH.



