Çipa: Nuk e dimë ende përmbajtjen e planit franko-gjerman, duhen zbardhur deri ku shkojnë marrëveshjet (VIDEO)

Çipa: Nuk e dimë ende përmbajtjen e planit franko-gjerman, duhen zbardhur deri ku shkojnë marrëveshjet (VIDEO)

Analisti Aleksandër Çipa në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar lidhur me procesin e Berlinit si dhe mesazhet që përcolli kryeministri Rama për Kosovën gjatë konferencës me presidentin francez Emanuel Macron.

Ai tha se ne ende nuk e dimë përmbajtjen e draftit franko-gjerman dhe se duhet të zbardhim se deri ku shkojnë marrëveshjet. Sipas tij, ajo që di publiku janë vetëm tri pika që lidhen me asosacionin, raporti me Serbinë dhe çështja ligjore me pakicat.

Padiskutim një pjesë e mirë të trajtimit që Rama i bëri marrëdhënies së sotme me Kosovën me situatën e draftit franko-gjerman më bën përshtypje se publiku shqiptar se ka njohur këtë draft në të gjithë tekstin e vetë. Cili është teksti autentik i draftit franko-gjerman, sepse deri tani kemi përcjellë vetëm 3 pika, raporti me Serbinë, asosacioni dhe disa çështje ligjore me pakicat, por nuk e kemi njohur draftin në autotencitetin e vetë. Në fjalën e ramës lihet të nënkuptohen disa çështje që nuk janë të njohura nga publiku dhe kjo është një çështje e mungesës së transparencës që dijenia e publikut vjen kur dëshirojnë autorët që negociojnë në tryeza.

Më tej ai shtoi se një tjetër çështje ka të bëjë me qasjen që Ballkani Perëndimor ka në raport me pjesëtarët e samitit në Tiranë, ndërsa u shpreh se këtë takim Rama duhet ta përdorte në favor të Kosovës.

Kurrë ndonjëherë në historinë e Ballkanit Perëndimor me Evropën veçanërisht të Shqipërisë me Francën s’kemi pasur një deklarim të tillë, e cila në fakt duket se është vetëm verbale. Në këtë pikëpamje në ditët e ardhshme duhet të zbardhim se deri ku shkojnë marrëveshjet dhe qasjet që u ofrohet autorëve të takimeve në axhendën e vizitës së Macron në Tiranë. Kjo mbart dhe substancën pozitive bilaterale. Presidenti Macron pohon se ka pezulluar vizat për qytetarët e Kosovës kjo rikthen një kosto të një prej lirive më themelore lëvizja e lirë e njerëzve dhe ngrirja e kësaj lëvizje është një hap që duhet të na shqetësojë të gjithëve veçanërisht Shqipërinë e cila ta përdor një takim të tillë për një akt ndërhyrës dhe jo me një fjalim diplomatik të ftohtë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy