Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit një video në rrjetin social Facebook, dhe shkruan përkrah saj se është hedhur hapi i parë drejt teknologjisë së re e cila mundëson mbledhjen e mbetjeve me kazanë të rinj nëntokësore.
Kryeministri thekson në postimin e tij se këta kazanë të rinj nëntokësor, që nuk ndotin e as nuk vandalizohen dot i hapin gjithashtu rrugën ndarjes së mbetjeve në burim.
Postimi i plotë: Pastrimi është civilizim
*në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, më në fund edhe në Tiranë hidhet hapi i parë drejt teknologjisë së mbledhjes së mbetjeve në qytet me kazanë të rinj nëntokësor, që nuk ndotin e as vandalizohen dot dhe që zbrazen me një mjet të posaçëm, duke i hapur gjithashtu rrugën ndarjes së mbetjeve në burim.



