Bordi, Agolli: Është si t'i varësh ujkut mëlçitë në qafë! S’janë subvencionuar as produktet e shportës

Bordi, Agolli: Është si t'i varësh ujkut mëlçitë në qafë! S’janë subvencionuar as produktet e shportës

Eksperti i Ekonomisë Shpëtim Agolli foli në edicionin e lajmeve në MCN TV lidhur me rritjen e ndjeshme të inflacionit në vendin tonë, ku qytetarët po i blejnë produktet 30 për qind më shtrenjtë.

Agolli solli në vëmendje që inflacioni është rritur edhe në vende të tjera, por ndryshe nga ato në Shqipëri qeveria nuk ka bërë asnjë subvencionim, qoftë edhe të produkteve bazë të shportës.

Jemi përballë një lufte që ka sjellë ndryshime në klimën ekonomike të vendeve të rajonit dhe vendit tonë, kjo është arsyeja pse kemi rritje të inflacionit, të dyfishuar. Pse ndodhi kjo? Ukraina dhe Rusia janë dy vende kryesore në Evropë për eksportin e drithërave dhe plehrave kimike. Edhe vendi ynë s’përjashtohet nga importi i plehrave kimike. Kanë pësuar rritje të madhe të çmimeve, ndikojnë edhe te fermerët.  Kuptohej që do kishim rritje të çmimit të produkteve, sepse jemi vend importues më shumë se eksportues. Në përveç varfërisë kemi një problem të madh, sepse e kam shprehur që pas përfundimit të pandemisë, do shohim një interes të lartë të qytetarëve për t’u larguar nga vendi. Sot kemi mungesë të fuqisë punëtore.

Biznesi me të drejtë kërkon të gjejë fuqi punëtore të kualifikuar. Biznesi është në krizë reale për gjetjen e fuqisë punëtore. Kjo dhe nga ana tjetër kriza ndërkombëtare. Inflacioni është rritur edhe në vende të tjera, por ato janë të fuqishme dhe mund ta përballojnë.  Me sa di një pjesë të vajit ne e importojnë nga Hungaria. Me të dhënat që kam unë Hungaria s’e ka rritur çmimin, sepse një pjesë e ka subvencionuar shteti. Ne këtu nuk kemi parë subencionim për produktet bazë, vaji, mielli sheqeri. Ata thonë që janë përgjysmuar të imtat dhe gjedhët dhe si rezultat kemi rritje të çmimit të qumështi”.

Agolli e konsideroi të papranueshme për bizneset dhe qytetarët që vendimet merren nga i ashtuquajturi Bordi i Transparencës, duke u shprehur se kjo është “si t’i varësh ujkut mëlçitë në qafë”. Po ashtu Agolli tha se ka evazion dhe kontrabandë te karburantet.

Bordi është si t'i varësh ujkut mëlçitë në qafë! Anëtarët janë një pjesë e atyre që tregtojnë karburante dhe të qeverisë. Në vend të kishte ekspertë të ekonomisë…Kjo është e papranueshme për bizneset dhe qytetarët. Dukshëm ata tregojnë që i shërbejnë qeverisë dhe një pjese të qeverisë. S’kemi vetëm krizë energjitike, por edhe të besimit. PPP-të gjithmonë i kam kritikuar sepse s’kanë qenë transparente. Po të flasim për inceneratorët, janë shifra domethënëse, sot duhet të ishin para drejtësisë të gjitha ata për të cilët ka të dhëna të sakta. Me ligj duhet të ketë rezerva të karburantit, por këta s’e zbatojnë.

Pse kur rritet çmimi në bursë këta e rrisin, ndërsa kur ulet, nuk e ulin çmimin. Shqipëria konsumon 1.2 milionë tonë karburant në vit. Këtu vetëm autoveturat konsumojnë 650-700 mijë tonë, ndërsa pjesa tjetër nuk llogaritet. Duke mos llogaritur pjesën bruto, këtu kemi edhe evazion, një kontrabandë të karburantit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy