Gara e fuqive të mëdha dhe disa gjetje interesante të një sondazhi në Europë e SHBA

Gara e fuqive të mëdha dhe disa gjetje interesante të një sondazhi në Europë e SHBA

Europianët i besojnë më shumë Putinit dhe presidentit kinez kur është puna për të bërë gjënë e duhur në marrëdhëniet ndërkombëtare, sesa presidentit amerikan, Donald Trump. Konkluzioni ka dalë nga një sondazh i kryer nga instituti kërkimor amerikan, Pew Center.

Gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, ku u bënë të ditura gjetjet e sondazhit, u fol për një erë të re në garën mes fuqive të mëdha botërore.

Merkel dhe Macron, më të besuarit

Kancelarja gjermane  rezulton si liderja më e besueshme në shtatë liderët botërorë, për të cilët janë pyetur njerëzit që morën pjesë në sondazh. Ajo ndiqet nga presidenti francez, Emanuel Macron, pavarësisht rënies së popullaritetit në vendin e tij për shkak të protestave të “jelekëve të verdhë”.

Shumica e të pyeturve në vende si Kanadaja, Franca, Gjermania, Japonia i mbështesin ata. Në mënyrë të veçantë, gjermanët dhe francezët  vlerësojnë liderët e njëri-tjetrit.

Europianët me sytë nga Lindja

Megjithatë, ndërsa shumica e amerikanëve kanë besim te liderët europianë, francezët dhe gjermanët nuk “ua kthejnë nderin”. Vetëm 10% e gjermanëve dhe 9% e francezëve thonë se kanë besim te presidenti Trump.

Në vend të kësaj, më shumë se dyfishi i tyre besojnë se Putin dhe Jinping do të bënin gjënë e duhur në lidhje me çështje që kanë rëndësi botërore.

Disa konkluzione të tjera

Në bazë të sondazhit, Trump rezulton lideri i vetëm që nuk ka shumicën e besimit të qytetarëve të tij, 48%. Në anën tjetër të spektrit, 81% e rusëve kanë besim se lideri i tyre po bën gjënë e duhur. Ky është edhe niveli më i lartë i besimit që ka dalë nga sondazhi.

Europa e papërgatitur 

Rezultatet e sondazhit u bënë publike në Konferencën e Mynihut për Sigurinë, në të cilën diskutohen politikat e sigurisë. Eventi i këtij viti vjen pasi Rusia dhe SHBA-të njoftuan planin për t’u tërhequr nga Traktati Atomik, që kërkon heqjen nga Europa të raketave bërthamore me rreze 500-5000 km.

Wolfgang Ischinger, kryetar i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, shprehet se "një epokë e re e konkurrencës së fuqive të mëdha po zhvillohet midis Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Rusisë, e shoqëruar nga njëfarë vakumi lidershipi në atë që sot njihet si rendi ndërkombëtar liberal".

Raporti paralajmëron se Bashkimi Evropian, në mënyrë të veçantë është i papërgatitur për një epokë të tillë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy