Skenari i shkëmbimit të territoreve, serbët analizojnë kush del i fituar

Skenari i shkëmbimit të territoreve, serbët analizojnë kush del i fituar

Ideja e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës e ka trazuar politikën në Prishtinë dy javët e fundit. Cilat do të ishin përfitimet dhe humbjet e secilit shtet në rast se Kosova merr vetëm komunën e Preshevës, pa Bujanocin dhe pa Medvegjën, ndërsa katër komunat veriore (Leposaviqi, Zveçani, Zubin Potoku dhe Mitrovica Veriore) do t’i bashkëngjiteshin Serbisë.

Një raport i hartuar nga gjashtë ekspertë serbë, të cilin ka arritur ta sigurojë gazeta “Zëri”, analizon skenarët për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas autorëve serbë, subjekt i shkëmbimit mund të jenë katër komunat veriore të Kosovës: Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Mitrovica Veriore.

“Komunat e lartpërmendura de facto janë të integruara në sistemin ekonomik të Republikës së Serbisë dhe operacionalizimi i këtij skenari është pa turbulenca të theksuara shoqërore, etnike dhe në vetëqeverisje lokale”, thuhet ndër të tjera në raport.

Katër komunat veriore sipas raportit kanë mbi 42 mijë banorë. Sipas autorëve serbë, katër komunat veriore të Kosovës kanë rreth 40% më shumë banorë se komuna e Preshevës dhe kanë 1000 kilometra katrorë më shumë sipërfaqe tokësore.

“Diferenca prej 12 mijë banorëve mund të vlerësohet si ‘fitim’ demografik për Republikën e Serbisë në skenarin për ndërrimin e territoreve. Gjithashtu me këtë rast Serbia fiton edhe 1000 km² sipërfaqe tokësore”.

Kur bëhet fjalë për efektet ekonomike, skenari i ndërrimit të territoreve, përkatësisht të katër komunave veriore me Preshevën, përbën një fitim vjetor prej 90 milionë eurosh për Serbinë.

Nëse merret kjo në një perspektivë më afatgjatë, përkatësisht për 30 vjet, kjo do të paraqiste një fitim prej 2.7 miliardë eurosh për palën serbe.

Nëse i shtohet edhe rritja minimale e GDP-së prej 3% për këtë territor, fitimi potencial i akumuluar do të arrijë në 3.8 miliardë euro. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy