Përçarja e faktorit shqiptar në Maqedoni është politikë e të gjitha partive sllavo-maqedonase, e cila del në pah sa herë ka zgjedhje. Nikolla Gruevski si kryetar i VMRO-DPMNE është njeriu që ka orkestruar më së miri këtë praktikë, duke marrë në koalicionin qeverisës një parti shqiptare, por përvecc kësaj duke mos bërë asgjë për shqiptarët e Maqedonisë gjithë këto vite. Nga ana tjetër Zoran Zaev, opozitari dhe kryetari i LSDM ka premtuar kushte më të mira për shqiptarët në rast të ardhjes në pushtet, por ato që ai premton janë pak surealiste dhe të pazbatueshme për situatën reale në Maqedoni, ku çëeshtja kryesore mbetet përdorimi i dygjuhësisë, e cila është sanksionuar në marrëveshjen e Ohrit por që asnjë nga partitë maqedonase nuk e zbaton, pasi nuk kanë dëshirë, sepse nuk duan të humbasin çështjen e tyre të retorikës nacionaliste.
Nga ana tjetër faktori shqiptar është më i përçarë se kurrë ku partitë politike shqiptarë kanë në qendër të akuzave të tyre njëra tjetrën dhe jo se çfarë mund të bëjnë dhe ccfarë ofrojnë për situatën e shqiptarëve në Maqedoni. Asnjë nga partitë nuk përmend rastin e Kumanovës dhe bërjen e drejtësisë për shqiptarët. Më e keqja është se partitë shqiptare i orientojnë shqiptarët e Maqedonisë që të bojkotojnë takimet dhe mitingjet e partive të tjera shqiptare, por nuk ua kërkojnë këtë për t’ua bërë partive maqedonase dhe këtu fiton Gruevski dhe faktori i cili kërkon shtypjen e shqiptarve në maqedoni, i cili ka ende nën kontroll Ministrinë e Brendshme në Maqedoni, Shërbimin Sekret dhe Diplomacinë. Megjithëse në Maqedoni vazhdojnë hetimet për çështjen “Titanik”, ku u përfshi dhe kryetari i komunës së Pustecit Edmond Themelko, Gruevski me njerëzit e tij po kërkojnë të sigurojnë vota nga minoriteti maqedonas në vendin tonë, ndërsa në skenë ka dalë “Besa”, parti shqiptare që sponsorizohet nga Turqia dhe që ka prirje fetare. Në gjithë këtë situatë përfiton vetëm faktori maqedonas.
Regjistrimi i popullsisë së Pustecit është bërë nga punonjës të ambasadës së Maqedonisë si Atina Nichoska, e cila me urdhër të ambasadorit Stojan Karajanov ka marrë pjesë së bashku me përfaqësues të pakicës maqedonase në Shqipëri në këtë zonë (Pustec) por dhe Stojani ka angazhuar dhe përfaqësues të pakicës maqedonase dhe në Pogradec dhe Gollobordë, në mënyrë që numri i votuesve pro VRMO të jetë sa më i madh në favor të Nikolla Gruevskit, duke u kujdesur që të mos angazhojë as ai e as Gjoko Strakoski njerëzit dhe përkrahësit e LSDM në radhët e minoritetit maqedonas në vendin tonë si Taqo Grazhdan.



