
Së paku 261 fëmijë kanë mbetur të vrarë dhe 463 të tjerë janë plagosur, qysh nga nisja e luftës në Ukrainë.
Një shifër e tillë bëhet e ditur nga Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës, në përditësimin e fundit.
Në njoftim saktësohet se shifrat pritet të ndryshojnë, për shkak të vështirësisë së verifikimeve në terren në zonat që ndodhen nën kontrollin e Rusisë.
Rajoni me numrin më të madh të viktimave është ai i Donetsk me 187 fëmijë të vrarë ose plagosur, i ndjekur nga Kievi me 116.



