Protesta e banorëve të Zall Gjocajt/ Meta: Të ndalet masakra ekologjike, prokurorët të hetojnë

Protesta e banorëve të Zall Gjocajt/ Meta: Të ndalet masakra ekologjike, prokurorët të hetojnë

Ndërtimi i një hidrocentrali dhe një fabrikë uji në fshatin Thirrë të Mirditës nxori në protestë banorët e zonës të cilët akuzojnë për vjedhje të pasurisë së përbashkët.

Ata shprehen se kompania private e ndihmuar nga pushtetarët lokal ka shkelur ligjin duke shmangur konsultimin me qytetarët dhe pëlqimin e tyre gjë e cila nuk ka ndodhur.

Ndërkaq Policia e Lezhës ka bërë të ditur se ka arrestuar organizatorin e protestës së djeshme në Thirrë të Mirditës, kundër ndërtimit të HEC-it si dhe tre qytetarë të tjerë.

Në pranga ka rënë organizatori i protestës së paligjshme, Besnik Paci, 48 vjeç, banues në Lezhë dhe  Etnik Berisha, 22 vjeç, Endrit Bytyqi, 21 vjeç dhe Çlirim Gerbeshi, 22 vjeç, banues në Kosovë.

Ndërkohë pas kësaj proteste, ka reaguar sot edhe Presidenti Ilir Meta, i cili në mbështetje të protestës së banorëve, bëri thirrje Prokurorisë që të hetojë abuzimet, sipas tij, në dhënien e lejeve të shfrytëzimit të pasurive kombëtare në këtë zonë.

“Mbështes plotësisht protestën e banorëve të Zall Gjocajt në mbrojtje të pasurive të çmuara natyrore të Parkut Kombëtar Lurë – Mali i Dejës dhe të burimeve ujore jetësore për këtë komunitet.

Të ndalet menjëherë kjo masakër ekologjike!

I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë abuzimet flagrante në dhënien e lejeve të shfrytëzimit të këtyre pasurive kombëtare me vlera të jashtëzakonshme, në shkelje kriminale të ekuilibrave ekologjike dhe interesave të komunitetit.

Përgjegjësit duhet të dalin pa vonesë para ligjit!

25 Prilli, është referendum edhe për ndalimin e krimit mjedisor”, shkruan Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy