Kishte shpresë se koronavirusi mund të largohej me ardhjen e stinës së verës për shkak të nxehtësisë, por deri më tani diçka e tillë ka rënë poshtë. Shumë shtete, ndër të edhe nga ata më të zhvilluarit, kanë shënuar rritje në ditët e fundit përsa i përket rasteve të reja.
Gjithsesi me shifrat e shënuara ditën e sotme, sipas universitetit të John Hopkins, ka shkuar në mbi 10 milionë numri i të prekurve me COVID-19. Më konkretisht numri i tyre është 10.001.527.
Shtetet më problematikë së fundmi kanë qenë Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe Rusia të cilat kanë numrin më të lartë të rasteve në terma realë, me rekorde që arrijnë përkatësisht në 2,5 milionë, 1,3 milionë dhe 634 000 raste.
Ndërkohë përsa i përket numrit në total të të vdekurve në të gjithë botën është 499.124. Nëse do ta rrumbllakosnim me përqindje atëherë i bie që rreth 5% e të prekurve kanë humbur jetën.



