Referendumi në PD/ Berisha e cilëson proces shembullor, Salianji: S’kanë votuar as 1000 anëtarë

Referendumi në PD/ Berisha e cilëson proces shembullor, Salianji: S’kanë votuar as 1000 anëtarë

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, votoi paraditen e kësaj të shtune në referendumin për konfirmimin e tij në krye të partisë, duke e cilësuar procesin si “shembullor” dhe demokratik.

 

Në një prononcim për mediat, Berisha ftoi të gjithë anëtarët e PD-së të marrin pjesë në votim, duke e konsideruar atë një detyrim statutor dhe një praktikë demokratike që ndiqet nga partitë moderne.

 

“Përshëndes të gjithë demokratët dhe demokratet që kanë votuar gjer tani në mbarë Shqipërinë në një proces shembullor. Në një proces në të cilin në mënyrën më demokratike referendare i shprehin besimin ose vullnetin e tyre për kryetarin apo kundër tij”, deklaroi Berisha.

 

Ai garantoi gjithashtu se do të përmbushë me përkushtim detyrimet ndaj demokratëve dhe besimit të tyre.

 

Gjatë deklaratës, Berisha komentoi edhe qëndrimet e ish-deputetit Ervin Salianji, i cili më herët publikoi në rrjetet sociale foto të fletëve të votimit ku, sipas tij, demokratët kishin shkruar emrin e tij.

 

Berisha e akuzoi Salianjin se “i shërben botës së krimit”, duke deklaruar se persona të tillë nuk kanë dhe nuk do të kenë vend në Partinë Demokratike.

 

“Përfaqësues të botës së krimit nuk kanë dhe nuk do kenë kurrë vend në këtë parti. Ndarja jonë me botën e krimit është ndarje për jetë a vdekje”, u shpreh kreu i PD-së.

 

Nga ana tjetër, Ervin Salianji reagoi në distancë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku hodhi poshtë pretendimet e Berishës për pjesëmarrje të lartë në referendum.

 

Sipas Salianjit, deri në momentin e reagimit nuk kishin marrë pjesë në votim as 1000 anëtarë të PD-së, ndërsa akuzoi Berishën për manipulim të procesit dhe uzurpim të partisë.

 

“Sot je kthyer në simbolin e votimit pa garë, uzurpatorit pa zgjedhje dhe pa dinjitet politik. Deri tani në të gjithë Shqipërinë nuk kanë marrë pjesë as 1000 anëtarë. Do ta faktoj me prova reale pjesëmarrjen dhe manipulimin me shifra false”, shkroi Salianji.

 

Ai akuzoi më tej Berishën për aleancë me kryeministrin Edi Rama dhe për kthimin e PD-së në një “parti private”, ndërsa falënderoi demokratët që, sipas tij, bojkotuan procesin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy