Moti i keq përfshin Librazhdin, Disha: Situata është normalizuar, do të rrisim buxhetin për emergjencat (VIDEO)

Moti i keq përfshin Librazhdin, Disha: Situata është normalizuar, do të rrisim buxhetin për emergjencat (VIDEO)

Kryetari i bashkisë së Librazhdit Mariglen Disha tha përmes një lidhje “Skype” me MCN Live se është hera e parë që qyteti përballet me reshje kaq të dendura shiu, megjithëse bëri me dije se situata është në kontroll dhe se gjithë punonjësit janë në terren.

Më tej, Disha tha se po planifikohet bashkë me ekspertët të rritet buxheti për emergjencat.

Librazhdi është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Bëra njoftim për qytetarët që të shmangin lëvizjet. Bashkia është në gatishmëri bashkë me drejtorinë e shërbimeve dhe zjarrfikësit, të gjithë punonjësit janë në terren për të shmangur çdo rrezik që mund të vijë. Situata është normalizuar dhe tani është koha e mirë. Mbrëmë kishim probleme me bllokimin e  rrugës që bën lidhjen e njësisë administrative Stëblevë me qytetin, u bllokuan 3 makina ngaqë shirat ishin të dendur . Zjarrfikësit dhe punonjësit e drejtorisë së punëve publike krijuan mundësi të nxjerrin njerëzit nga makinat dhe i dërguam me makinat tona, në shtëpitë e tyre.

Në Librazhd është hera e parë që bien reshje kaq të dendura dhe erëra e fortë. Çadrat që ishin në qendër u dëmtuan nga era e fortë. U morën masat për përballimin e kësaj situate.

Me punonjësit tanë dhe mjetet tona e përballuam mirë situatën. Nuk kishim nevojë për ndihmë nga bashkitë kufitare me ne apo nga emergjencat civile. Për situata të tilla ne kemi planifikuar 1% të grantit. Jemi në fazën e rishikimit të buxhetit për 2024. Po mendojmë bashkë me ekspertët ta rrisim këtë buxhet për emergjencat civile që ndodhin.

Disha tregoi dhe zonat problematike në Librazhd.

Janë shumë fshatra që rrugët nuk i kanë të shtruara me asfalt. Kemi aksin kombëtar që lidhet me Dibrën, është një aks i vështirë dhe territor malor ku në dimër bie dhe borë dhe bora këtë fundjavë arriti 50 cm. Jemi përqendruar tek ky aks se është aks kombëtar dhe me mjetet tona dhe ato të Drejtorisë të Përgjithshme të Rrugëve kemi mundësuar të jetë e kalueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy