273 persona janë vënë në pranga gjatë megaoperaconit “Tempulli 2”. Sipas drejtorit të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, këto grupe kriminale operonin pranë shkollave dhe lokaleve të natës. Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se suksesi i këtij operacioni lidhet me faktin që nuk ka pasur dekonspirim të asnjë forme.



