Kryeministri Edi Rama ka prezantuar kryenegociatorin për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, i cili do të jetë Zef Mazi. Rama përdori vendin në të cilin ishte ulur Mazi, për të theksuar se ai nuk është me kah as majtas as djathtas, por në shërbim të interesave të vendit.
“Kemi zbatuar detyrimin e zgjedhjes sëe kryenegocatorit qëe kam nderin e kënaqësinë ta kem majtas ka qëlluar në këtë tavolinë por që mishëron traditën më të mirë të diplomacisë shqiptare, as majtaas as djathtas por drejt, në fundkon të interesave të shtetit pavarëissht qeverive që i zënë vendin njëra tjetrës sic ndodh në demokraci”.
Por Rama ka zbuluar për herë të parë që Mazi ka qenë edhe një kandidat i mundshëm, i parë nga forcat politike si President i Shqipërisë.
"Kjo është një ndeshje që nuk i dihet kohëzgjatja, dhe sfida jonë është të shkurtojmë kohën. Një diplomat me një histori disi të veçantë, Zef Mazi ka shërbyer për shumë vite për organizma të rëndësishme ndërkombëtarë. Është më shumë se sa një diplomat pasi falë kontributitt në Agjencinë Botërore të Energjisë Bërthamore dhe në formulimin e politikave afatgjata për një botë më të sigurt hyn në rrethin e atyre njerëzve që përfaqëson të dyja anët e medaljes së këtyre 30 viteve.
Anën e medaljes që flet për shërbimin këtu dhe anën e medaljes që flet për vënien në dispozicion të njohurive për një botë më të mirë.
Nuk e di a e ka të shënuar apo dëshiron t'ja kujtojnë se në një moment të caktuar është parë nga forcat politike si një kandidat i mundshëm për President.
Ky është kryenegociatori që mund të bëjë edhe shkarkime për ata që nuk përgjigjen si duhet në këtë proces integrimi në Europë.
Ky proces është një proces ku fjalët nuk duhet të mjaftohen me fjalët për përkushtimin për Europën, por duhet të bashkohen me njera-tjetrën. Përzgjedhja është bërë mbi profilet më të përshtatsh,e, por nga ky moment të gjithë ta kenë të qartë që janë në varësi të kryenegociatorit dhe do të jetë ai që do të përcaktojë vijimësinë e gjithë secilit".
Rama theksoi se në kompetencën e kryenegociatorit është edhe zëvendësimi i anëtarëve të grupit që do punojë për qëllimin e integrimit të vendit.
“Kryenegociatori mund të bëjë zëvendësime për ato që nuk i përgjigjen ritmit dhe afateve, apo nevojës për të pasur.
Mbajtja e kontakteve të drejtpërdrejta, hartimi i politikave,i drafteve për të përmbushur sa më shpejt, të gjitha detyrat që lidhjet me kapituj e integrimit, Grupi do të mbështetet nga të gjitha kapacitet e qeverisë, që do të vijojë të bëjë rolin e tij. Nuk është qeveri më vete, dhe qeveria nuk i lan duart me këtë punë, por ndërvepron intensivisht me këtë grup, por ky grup nga një pushtet me rëndësi të madhe dhe urdhërues mbi qeverinë dhe institucioneve. Për interesa partiake mund të recitohet kënga e kushteve, por në fakt me rifillimin e këtij procesi janë mijëra, se mijëra janë faqet e përafrimit dhe përputhjes së legjislacionit dhe dokumenteve lidhur me këtë proces. Nuk është vetëm shkrimi i ligjeve, por edhe zbatimi i tyre., Nëse sot për të arritur në çeljen e Konferencën ndërqeveritare, që është hapja formale dhe zyrtare kur qeveria e BE dhe e Shqipërisë ulen në tryezë", tha Rama.

Kryenegociatori i Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian, Zef Mazi, tha se do të funksionojë si avokati më i mirë i Shqipërisë dhe do të ketë raporte shumë të mira me BE.
“Rrugë e gjatë me sfida, ndoshta do të kemi edhe pengesa, por motoja duhet të jetë “jo kjo gjë nuk bëhet, por të gjejmë rrugë për ta zgjidhur, Prandaj ka shumë rëndësi ekipi. Ata që e nisin me vrap që në fillim, nuk e përfundojnë maratonën. Detyra ime është që të sqaroj pa asnjë shmangie dhe pa ulur ritmi duke diskutuar me të gjithë aktorët politikë, se ka nevojë për mbështetje nga të gjitha palët”, tha Mazi.



