
Trembëdhjetë të burgosur humbën jetën në një përleshje në një burg ekuadorian, sipas organit publik përgjegjës për burgjet, SNAI.
Stafi nga burgu Bellavista, në provincën e Santo Domingo de los Tsachilas, rreth 80 km në perëndim të Quito, raportoi 13 të vdekur dhe 2 të burgosur të plagosur.
Kështu shkroi shkroi SNAI në TWitter.
Snai shtoi se kishte rimarrë kontrollin e këtij burgu, me mbështetjen e policisë dhe ushtrisë. Në të njëjtën strukturë, majin e kaluar, 44 të burgosur kishin vdekur gjatë përleshjeve mes bandave rivale. Gjatë kësaj kryengritjeje u larguan 220 të burgosur. Më pas u morën pothuajse të gjithë.
Përplasjet, shpesh jashtëzakonisht të dhunshme, janë të përsëritura në burgjet e Ekuadorit.
Sipas qeverisë, bandat rivale të trafikantëve të drogës, të infiltruara ose të kontrolluara nga kartelet meksikane, po bëjnë një luftë gjithëpërfshirëse për kontrollin e burgjeve të mbipopulluara, një luftë që autoritetet deri tani nuk kanë qenë në gjendje ta frenojnë.



