Provokimi i fundit i Koresë së Veriut: Mund të testojmë bombën me hidrogjen në Paqësor

Provokimi i fundit i Koresë së Veriut: Mund të testojmë bombën me hidrogjen në Paqësor

Koreja e Veriut mund të kryejë testin më të fuqishëm të bombës me hidrogjen në Paqësor, gjë që mund të shihet si sfida më e madhe ndaj SHBA-ve. Kjo është hipoteza e hedhur nga ministri i Jashtëm koreanoverior, Ri Yong. Deklarata e tij erdhi pas konfirmimit të liderit komunist Kim Jong-un, i cili tha se po merr në konsideratë një përgjigje për presidentin amerikan, Donald Trump, dhe kërcënimet e tij për “shkatërrim total”.

“Kjo mund të jetë shpërthimi më i fuqishëm i një bombe me hidrogjen në Paqësor”, ka thënë kreu i diplomacisë koreanoveriore.

Ri shtoi se nuk është i qartë në lidhje me hapat që duhen ndërmarrë, pasi urdhra të tillë jepen vetëm nga lideri Kim Jong-un.

Që prej vitit 2006, Peniani ka kryer një sërë testesh nukleare. Ai më i fundit, i kryer më 3 shtator, rezultoi më i fuqishmi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy