
Në zonat e pushtuara nga rusët dhe të çliruara nga Ukraina, vazhdon puna për regjistrimin dhe hetimin e krimeve të luftës të kryera nga Rusia. Varre të reja masive gjenden pothuajse çdo ditë. Mijëra viktima, qindra raste torturash brutale. Kufomat gjenden në puseta dhe në bodrume. Trupat e lidhur dhe të gjymtuar. Qindra fëmijë jetimë, qindra përdhunime janë raportuar, duke përfshirë vajza të mitura dhe fëmijë shumë të vegjël dhe madje edhe foshnja”.
Kështu deklaroi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky para Parlamentit të Lituanisë, në një video-komunikim ditën e sotme.
Në vijim ai i bëri thirrje Bashkimit Europian që të forcojë sanksionet ekonomike kundër Rusisë, duke deklaruar se lidershipi politik dhe ushtarak rus, mund të vazhdojë pushtimin e Ukrainës për shkak të sinjaleve nga disa vende europiane.
Ata e dinë se do të mbeten të pandëshkuar sepse Europa preferon të vazhdojë ende bashkëpunimin, tregtinë dhe biznesin si zakonisht.



