SHBA, 6-vjeçari qëllon me armë zjarri mësuesen

SHBA, 6-vjeçari qëllon me armë zjarri mësuesen

Një djalë gjashtë vjeçar ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur rëndë një mësuese në një shkollë në Virxhinia në SHBA.  

“Jeta  e mësueses është në rrezik. Hetimi vijon. Asnjë nxënës nuk u lëndua dhe incidenti u mbyll", thuhet në një deklaratë nga policia lokale. 

Është e paqartë se si fëmija e mori armën, por autoritetet thanë se nuk ishte një e shtënë aksidentale.

Ngjarja ndodhi në një klasë të parë pas një sherri mes mësueses dhe fëmijës.

6-vjeçari që qëlloi me armë zjarri ndodhet në paraburgim.

Të shtënat ndodhën në shkollën fillore Richneck në qytetin bregdetar të Newport News. 

Vlerësohet se ka pasur rreth 44,000 vdekje të lidhura me armët në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar, rreth gjysma e tyre vrasje, aksidente dhe vetëmbrojtje dhe gjysma e tyre vetëvrasje, sipas bazës së të dhënave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy