Grupi Parlamentar i PD-së ka vendosur që të ridërgojë serish në Gkykatën Kushtetuese çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, ish-ministre gjatë kohës që bashkëshorti i saj është shpallur investitor strategjik.
Gazetari Mariglen Kume gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Tv, tha se këtë herë do të ndiqet një rrugë tjetër për procedurën pasi deputetët që mbështesin Bashën, nuk kanë pranuar të firmosin.
Bardhi deklaroi se këtë herë do të ndjekin një tjetër mënyrë për ta çuar mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, pasi sipas tij deputetët që mbështesin Bashën nuk kanë pranuar ta rijapin firmën e tyre për ta çuar me të njëjtën skemë.
Rithemelimi do të përdorë dispozitën që 1/5 e deputetëve të firmosin për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese.



