SPAK mbyll hetimet për inceneratorin e Elbasanit

SPAK mbyll hetimet për inceneratorin e Elbasanit

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka përfunduar hetimet për inceneratorin e Elbasanit.

Prokurori i çështjes ka njoftuar këtë të enjte avokatët e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe Klodian Zotos.

Avokatët e të pandehurve kanë 10 ditë kohë për të paraqitur pretendimet e tyre, dhe mandej dosja shkon në gjykatë.

Sjellim në vëmendje që në lidhje me aferën SPAK ka ngritur akuzë ndaj ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, i cili ndodhet aktualisht në burg.

SPAK pretendon se Koka ka përfituar 3,7 milionë euro për favorizimet në inceneratorin e Elbasanit.

Fillimisht ish-ministri u akuzua për korrupsion në procedurën për inceneratorin e Fierit, ku dyshohet se ka përfituar 1,2 milionë euro.

Lidhur me aferën u rikthye në qeli ish-deputeti Alqi Bllako.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy