Kërpudha e zezë u merr jetën 90 pacientëve të shëruar nga Covid-19 në Indi

Kërpudha e zezë u merr jetën 90 pacientëve të shëruar nga Covid-19 në Indi

Rreth 90 persona të shëruar nga Covid-19 kanë humbur jetën nga kërpudha e zezë në Indi.

Mediat e huaja bëjnë me dije se rreth 850 persona janë shtruar në spital me mukormikozë dhe autoritetet kanë paralajmëruar se muajve të ardhshëm do të ketë mbi 5000 të tjerë.

Infeksioni i quajtur kërpudha e zezë, u vu re shumë rrallë në valën e dytë të koronavirusit në Indi dhe infektoi vetëm ata me sistem imunitar të dobët, diabetikët dhe njerëzit me HIV ose AIDS.

Pa u trajtuar që në fillim, kërpudha e zezë ka një nivel vdekshmërie prej 50%.

Mjekët shprehen se janë të detyruar të heqin sytë ose nofullat pacientëve të infektuar me kërpudhën e zezë në mënyrë që ti shpëtojnë jetën.

Mukormikoza shkakton nxirje ose çngjyrosje të hundës, shikim të paqartë, dhimbje gjoksi, vështirësi në frymëmarrje dhe kollë me gjak.

Të enjten India raportoi 276,110 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, pak më i lartë se një ditë më pare.

Vdekjet u rritën me 3,874 brenda natës, duke çuar numrin e përgjithshëm në 287,122. por me spitalet e tej mbushur disa ekspertë besojnë se numri i infektimeve dhe vdekjeve mund të jenë pesë deri në 10 herë më i lartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy