
Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura..
Reshjet e shiut priten të jenë prezente të herëpashershme me intensitet të ulët që në nga orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes, në pjesën më të madhe të territorit, lokalisht në jug reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Gjate ditës priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, në qarqet Shkodër, Dibër, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Korçë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare të shoqëruara me shtrëngata kurse në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 13 °C
në vendet e ulëta: 9 / 11 °C
në vendet malore: 3 / 9 °C



