Presidenti i vendit Ilir Meta, ka zhvilluar një konferencë online më profesorë dhe ekspertë lidhur me fenomenin e shpopullimit në Shqipëri.
Numri i të larguarve dhe azilkërkuesve shqiptarë drejt vendeve të Bashkimit Europian konsiderohet shqetësuese për shkak të përqindjes së lartë dhe grupmoshave të reja që kërkon largimin nga Shqipëria.
Ish-Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT, Ines Nurja raporton se Shqipëria renditet e para në Europë për numrin e azilkërkuesëve ekonomikë gjatë 2019-ës.
Sipas Nures, shqetësues mbetet fakti që mosha e cila kërkon largimin nga vendi është e një mesatareje prej 34-vjeç, gruposha më vitale e një shoqërie.
Janë 85 persona për 10.000 banorë që kërkojnë largimin nga vendi, shifër e cila lë mbrapa Irakun dhe Sirinë për numrin e azilkërkuesëve.
“Personat që kanë hyrë në BE dhe nuk janë larguar, punojnë në mënyrë ilegale dhe janë shifra të mëdha. Numrit të atyre që kërkojnë azil ekonomik, janë me letra, apo bashkim familjar, duhet ti shtohet edhe numri i personave që janë ilegale dhe kanë shkelur afatin 3-mujor të qëndrimit.Shqiptarët si pasojë e keqmenaxhimit po i refuzohet e drejta për të levizur lirisht në vendet e Komisionit Euripian. Thonë që nuk ndodh vetëm me sh, por nuk është e vërtetë . Sa azilantë kemi në krahasim me të tjerët dhe rajonin. Në 2019 Shqipëria zë vendin e parë duke kaluar Sirinë dhe Iriakun 85 veta për 10000 banorë që kërkojnë azil. Numri me vendin më të lartë për banorë. E njëjta gjë për qëndrimet ilegale. Shifrat janë alarmante. Shqipria ka 130 mijë banorë që rrinë në mënurë illegale në vendet e Komisionit Europian. Nuk është një fenomen që ndodh kudo, por në Shqipëri këto largime në vitet e funit janë shqetësuese. 80% e kërkesave për azil ekonomik është e moshës 34-vjecare,si pasojë e një jetese dinjitoze në Shqipëri. Pjesa me vitale më e aftë për punë po largohet. Një e dhënë që duhet tna shqetësojë edhe sikur Shqipëria të sigurojë një zhvillim të madh ekonomik,pasi këta persona nuk kthehen më nëse vendosin jetesën diku tjetër” tha Nurja



