Kleringu me pronat publike/ Kthupi: Interes privat për kulla, Rama po vazhdon rrugën e shitjes me copa të Shqipërisë (VIDEO)

Kleringu me pronat publike/ Kthupi: Interes privat për kulla, Rama po vazhdon rrugën e shitjes me copa të Shqipërisë (VIDEO)

Avokati Rezart Kthupi, pjesë e partisë “Djathtas 1912”, tha në MCN Live se nuk ka asnjë interes publik, por vetëm interes privat për të ndërtuar kulla, në atë që konsiderohet zhvillim i pronave publike nga Korporata Shqiptare e Investimeve. Kthupi tha se po hapen plagë të reja, duke theksuar se procedura ka edhe deformim në logjikën e tregut. 

Drupal Ad

Ka një nonsens në gjënë. I merren territore institucioneve të tjera, stadiumi Dinamo është një institucion, s’është pjesë e pronave të qeverisë. Ka një deformim në logjikën e tregut, sot në Tiranë nëse duhet të marrësh apo të japësh një tokë për ndërtim, unë si person bëj një marrëveshje dhe përqindja që rrotullohet në Tiranë është mes 41 dhe 44 për qind, veçanërisht në zonat qendrore të qytetit. Ti në vend të merrje atë që duhet të merrte privati nuk merr as këtë, merr minimumin, një përqindje të pakonsiderueshme. Cila është nevoja që ka shteti shqiptar që për të ndërtuar stadiumin, duhet të marrë 4 kulla aty brenda?! Ti duhet të marrësh aq sa duhet të merrte çdo individ tjetër në Tiranë për të njëjtën lloj pasurie në të njëjtën zonë, kjo nuk ndodh. Kjo qeveri ka shumë kohë që në raport me pronën nuk bën asgjë.

Ne kemi një plagë shumë të madhe, pronarëve të panjohur, që pretendojnë se kanë pronë, por s’u njihet. Në vend që të mbyllim plagë sociale, hapim plagë të tjera. U marrim disa të tjerëve prona të reja, sepse duhet të kënaqim klient të qeverisë dhe vazhdojmë me ketë teorinë e tokës 1 euro. Procedura kamuflohet si interes publik, por nuk është interes publik. Kush është interesi publik që në një zonë hapësirë, relativisht e gjelbër, të shtohen 4 kulla. Do zëvendësohen plepat rrotull stadiumit Dinamo, me kulla. Këtu s’ke interes publik, ke interes privat, u duhen katër kulla ca njerëzve që s’kanë më ku ndërtojnë, dhe kryeministri ua jep. Kryeministri ka kohë që e ka marrë këtë rrugën e shitjes me copa të Shqipërisë. E teston herë pas here, bën një kullë diku. E bëri te ‘Qemal Stafa’ me një kullë, tani do ta bëjmë me 4 kulla”.

Kthupi tha se ligji për investitorët strategjikë ka prodhuar vetëm ndërtime. 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy