Kosovë, demarkacioni për herë të tretë në Kuvend

Kosovë, demarkacioni për herë të tretë në Kuvend

Koalicioni qeverisës sot do të provojë për të tretën herë me radhë ta ratifikojë Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Pas dy dështimeve gjatë javës së shkuar, ku u vendos që Demarkacioni të mos hidhej në votim, koalicioni nuk i ka siguruar votat e mjaftueshme për ta miratuar këtë marrëveshje në seancën që do të fillojë sot prej orës 10:00, raporton gazeta “Zëri”.

Vetë drejtuesit e partive në pushtet kanë pohuar se tashmë kanë vetëm 78 vota, përderisa për ta miratuar këtë marrëveshje nevojiten së paku 2/3 e votave të deputetëve, rrjedhimisht 80 të tilla.

Por, disa deputetë të koalicionit tashmë janë deklaruar se nuk do ta mbështesin këtë marrëveshje, duke përmbysur kështu edhe 78-shen e “siguruar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy