Tërmeti shkund Shqipërinë. Viktima, të plagosur dhe të tjerë nën rrënoja (FOTO/ VIDEO)

Tërmeti shkund Shqipërinë. Viktima, të plagosur dhe të tjerë nën rrënoja (FOTO/ VIDEO)

Një tërmet i fortë ka lëkundur Shqipërinë rreth orës 3:54 të mëngjesit. Sipas të dhënave të para, epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.4 ballë është 10 km në veriperëndim të Shijakut. Lëkundja e fortë ka shkaktuar panik te qytetarët, të cilët kanë dalë në rrugë. Deri tani (ora 12:30) raportohet për 13 viktima. Dëmet materiale janë të shumta, sidomos në Durrës dhe Thumanë.  

Ndërkohë, 260 persona janë paraqitur në spitale për të marrë mjekim.

Një lëkundje me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar rreth orës 01:47. Ajo është pasuar nga lëkundja e fortë 6.4 ballë e orës 03:54, e cila është ndier edhe në vendet fqinje. Ndërkohë, lëkundje të tjera vijojnë. 

Tërmeti i sotëm ishte më i fortë se ai i 21 shtatorit, i cili e pati magnitudën 5.8 ballë dhe u cilësua si më i forti në 30 vitet e fundit. Ai u pasua nga disa të lënduar dhe dëme të konsiderueshme materiale.

183 të plagosur te Qendra e Traumës 

Tërmeti i sotëm ka shkaktuar qindra të plagosur. Sipas të dhënave që vijnë nga Qendra e Traumës në Tiranë, 183 persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore. 25 prej tyre janë të shtruar. Tre i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Xhaçka: Nuk është moment për të vajtuar, duhet solidaritet

Emergjencat civile dhe ekipet e shpëtimit janë në terren, në përpjekje për t’u shpëtuar jetën njerëzve të bllokuar nën rrënoja në Thumanë dhe Durrës. Rreth 4 mijë forca të ushtrisë dhe 1 mijë efektivë të policisë janë në terren. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, bëri thirrje në një komunikim për mediat që qytetarët të shmangin qëndrimin në banesat e dëmtuara nga tërmeti. Për shkak të situatës së pasigurisë dhe panikut që ka shkaktuar tërmeti, kopshtet dhe shkollat janë të mbyllura sot dhe nesër.  

“Janë konfirmuar shtatë qytetarë të vdekur. Nuk është moment për të vajtuar, duhet të solidarizohemi dhe të menaxhojmë me gjakftohtësi një situatë të tillë. Goditja kryesore në 3:55 magnitudë 6.3. tjetër goditje 5.5. Durrësi dhe Thumana janë dy lokalitetet e goditura më rëndë. Në të gjitha godinat e shembura vijon puna e kërkim shpëtimit. Siç e keni parë janë operacione të vështira, duhet punuar ngadalë pasi ekziston mundësia e dëmtimit të personave të bllokuar apo vetë punonjësve të ekipeve të shpëtimit”, tha Xhaçka.

 

Rama: 28 të shpëtuar deri në mesditë. Nuk jemi vetëm përballë kësaj tragjedie

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat deri në mesditë 28 persona. Kryeministri Rama në një postim në Facebook, njofton se atyre do t’u bashkohen edhe skuadra speciale nga Kosova dhe vendet e tjera fqinje.

“Sapo ka mbërritur në 28 numri i të shpëtuarve. Do të vijojnë kërkimet që do të kryhen me durim e imtësi deri në fund, ndërkohë që pas pak orësh do fillojnë të na bashkohen njëra pas tjetrës skuadrat speciale nga Kosova, Italia, Greqia, Franca, Turqia, Serbia, Mali i Zi. Por lehtësimi për çdo jetë të shpëtuar nuk bën më të vogël dhimbjen për jetët e humbura dhe keqardhjen e jashtëzakonshme për familjet që lotojnë të humburit. Edhe pse fjalët i merr era në këto momente kaq tragjike, u përcjell ngushëllimet e përqafimet më vëllazërore familjeve që tani qajnë njerëzit e tyre”

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy