Shehi: Na duhet sistem zgjedhor me dy raunde si Kosova. Ky ligj ka prodhuar dy autokratë! (VIDEO)

Shehi: Na duhet sistem zgjedhor me dy raunde si Kosova. Ky ligj ka prodhuar dy autokratë! (VIDEO)

Kreu i LZHK Dashamir Shehi duke folur në MCN Live tha se Shqipëria duhet të adaptojë sistemin zgjedhor me dy raunde, sikurse e ka Kosova, duke iu referuar zgjedhjeve lokale. Shehi e konsideroi Kodin Zgjedhor aktual si “nënën” e kësaj autokracie që e mohon meritokracinë. 

 

“Ka ardhur momenti për ta ndryshuar këtë Kod Zgjedhor që është nëna e kësaj autokracie, që e ka ndarë Shqipërinë në 12 provinca si të jetë Kina, dhe që i ka dhënë kompetenca kryetarit. Ka prodhuar këtë autoritarizëm absurd, që s’ka më jetë politike brenda partive. Ky duhet ndryshuar, jo për t’u dhënë shans disa partive të vogla, t’u japim mundësinë shqiptarëve të zgjedhin ata njerëz që mendojnë se janë të duhurit për punët e Shqipërisë. 

 

Vërtet kanë qenë krimi, vjedhja e votave, por ky sistem prodhon autorkaci, mohon meritokraci, s’u jep mundësi të gjithë kontributorëve të jenë të përfaqësuar. Duhet të kthehemi te sistemi me dy raunde. Te zgjedhjet e para hyjnë të gjithë 7-8. Pastaj ribashkohen forcat, riformatohet, do dalin dy vetë. Siç u bë në Prishtinë. Shqipëria ka adaptuar një karikaturë që prodhon kryetar bashkie me 10-15 për qind të votave. Të ruhet një proporcionalitet mes proprociomalit dhe mazhoritarit. Duhet t’i rikthehemi një proporcionali mazhoritar. Ky ligj ka prodhuar dy autorkatë”.

 

Shehi tha ndër të tjera se mendon që ndërkombëtarët po e vëzhgojnë ekzekutivin pas skandaleve të shumta. 

 

Me një qeveri me gjysmën e qeverisë në burg, mos mendoni se është jashtë vëzhgimit të Europës dhe faktorëve ndërkombëtarë”.

 

I pyetur për arrestimet te AKSHI-t, Shehi tha:

 

“U mësuam me skandale. Unë këtë quaj gjënë më të rrëzikshme, sepse popullit po i humb edhe ndjeshmëria me këto punë. Këtyre po s’u more paratë, s’e kanë për problem të bëjnë 2-3 vjet burg. Biles unë s’jam për t’i dënuar shumë, vetëm merru pasuritë. Këta njerëz s’i vret turpi, por paraja. Po mos kenë milionat s’bëjnë dot më as politikë e biznes”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy