Tentoi të vetëvritej në Selanik, MEPJ kontakton vajzën e shqiptarit

Tentoi të vetëvritej në Selanik, MEPJ kontakton vajzën e shqiptarit

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas rastit për tentativë vetëvrasje të një shqiptari në Selanik të Greqisë, i cili kishte hipur në katin e 12 të një pallati dhe kërcënonte të hidhej.

Fatmirësisht pas negociatave ai zbriti poshtë, ndërsa tani po mbahet në rajon. PEPJ thotë se menjëherë është ineteresuar dhe ka kontaktuar edhe me vajzën e personit të fjalë, për të gjetur një zgjedhje sa më parë.

"Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik sapo mori dijeni për ngjarjen e ndodhur gjatë pasdites së sotme të një shtetasi shqiptar me banim në Lagkada, i cili ka tentuar t’i japë fund jetës së tij për motive personale, është vënë në kontakt menjëherë me drejtuesit e Rajonit Qendror të Policisë në Selanik si dhe është takuar tanimë edhe me vetë shtetasin, i cili ndodhet aktualisht në këtë rajon.

Konsullata është lidhur menjëherë edhe me familjarët e shtetasit dhe aktualisht, Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Selanik është në takim me vajzën e shtetasit duke ndjekur situatën në vijimësi për të gjetur mundësinë e zgjidhjes sa më parë, në ndihmë të shtetasit shqiptar", shkruan Ministria e Jashtme në reagimin zyrtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy