DETAJE/ Si u futën 400 kg pleh me kokainë në Shqipëri, përpunohej në Fier

DETAJE/ Si u futën 400 kg pleh me kokainë në Shqipëri, përpunohej në Fier

Të tjera detaje dalin nga zbulimi i laboratorit ku bëhej përpunimi i kokainës në Fier. Operacioni është udhëhequr nga DEA amerikane, SPAK dhe autoritetet malazeze, ndërsa në pranga janë vënë 15 persona.

Përpunimi i lëndës narkotike bëhej në një shtëpi në fshatin Frakull, ndërsa droga mësohet se është futur nga Mali i Zi në drejtim të Shqipërisë. Nga kjo pikë kufitare kanë ardhur 400 kilogramë pleh kimik e përzier me kokainë. Për këtë është ngritur edhe laboratori që do të merrej me përpunimin e lëndës narkotike. Katër prej të arrestuarve janë vënë në pranga në Tiranë që janë: Bledar Matoshi, 33 vjeç; Kid Koshena, 28 vjeç; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç dhe Redion Meshi, 22 vjeç.

Ata u kapën momentin teksa udhëtonin me një automjet tip “Range Rover”, ndërsa iu gjetën 2 pistoleta dhe krehëra me municion luftarak. Ndërkohë në shtëpinë e 22-vjeçarit Meshi u sekuestruan 2 kallashnikovë së bashku me sasinë e municionit luftarak. Gjatë gjithë kohësh, burimet nga grupi hetimor bëjnë të ditur se të rinjtë kanë dalë në përgjimet e kryera, ndërsa prej kohësh mbaheshin në vëzhgim. Ndërkohë në ambientet e laboratorit, policia ka sekuestruar armë, dy kallashnikovë, një shotgun dhe një çifte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy