Dede: U habita nga strategjia e Kroacisë, Messi e ka marrë për dore Argjentinën

Dede: U habita nga strategjia e Kroacisë, Messi e ka marrë për dore Argjentinën

Trajneri i Dinamos, Nevil Dede, në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, foli për transferimin e Simon Simonit, tek Eintracht Frankfurt. Dede tha se kjo është një arritje e madhe për futbollin shqiptar.

Dikush më ka thënë pse flisja gjithmonë për Simonin dhe tani kuptohet arsyeja e kësaj.

Është një arritje e madhe për futbollin shqiptar, që nga Kategoria e Parë të kalojë në Bundesligë. Jam i kënaqur për arritjen e klubit. Ishte një investim dhe u konkretizua. Nuk është e lehtë, që për moshën që ka, të kalojë atje. Është oksigjeni për klubet shqiptare.

Dede, foli edhe për kualifikimin e Argjentinës në finalen e Botërorit, duke thënë se Messi tregoi edhe njëherë se e ka marrë për dore ekipin.

Duhet të marrim parasysh në fakt, futbolli po evoluon. Po rezulton që pragmatizmi është bërë shumë i madh. Të gjitha skuadrat që fitojnë, kanë pak zotërim topin. U habita me strategjinë e Kroacisë. E sulmuan Argjentinën dhe ata i pritën. Që në rreshtimin e parë të gabuar marrin penallti, te i dyti morën gol. Elementët më të bukur të kësaj Kroacia, ishin portieri dhe mesfushori. Një Argjentinë shumë cinike. Messi te goli i tretë, tregoi se e ka marrë për dore skuadrën dhe ekipi ka varësi nga Messi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy