
Aktivistja Sevim Arbana tha në studion e MCN Informacion se politika në Shqipëri e ka ndrydhur gruan totalisht dhe se pas gjithë këtyre viteve ne nuk kemi një figurë qendrore gruaje politikane që të jetë frymëzim.
Gratë në politikë, apo të gjitha gratë në vendimmarrje, kur janë të emëruara në vendimmarrje apo kur kanë iniciativa private kanë diferencë të madhe, të suksesshme dhe e bën diferencë përnjëherë.
Në 30 e ca vite, që kemi dy parti të madhe politike, lufta që u bë për t’i fut gratë në politikë ka qenë qëllim i mirë, nuk arritën ta ndryshojnë imazhin dhe zërin maskilist së Parlamentit dhe të krijojnë një frymë dhe një rol model të grave në Parlament. Ne nuk kemi një figurë qendrore gruaje politikane që të jetë frymëzim. Kemi dy rrugë kur gratë kanë hyrë në politikë, edhe në fushat e larta të vendimmarrjes, flas këtu ministre, drejtoresha të medias. Duke qenë se emërohen nga partitë, ato i bindeshin njësit, njësi të hiqte, ai të vendoste. Njëshat tona nuk janë shquar as për ide të mira, as për zhvillime progresiste të jashtëzakonshme.
Politika në Shqipëri e ka ndrydhur gruan totalisht.



