Komisioni i Ligjeve rrëzoi dekretin e Presidentit Nishani për ligjin e pronave. Në fund të dhjetorit, kreu i shtetit e ktheu për rishqyrtim ligjin e pronave miratuar me votat e mazhorancës. Një ndër argumentet e Presidentit për të kthyer ligjin për rishqyrtim, ishte edhe arsyetimi sipas kreut të shtetit se ligji i miratuar nga mazhoranca prek parimet themelore, siç është siguria juridike.



