Rastet e fruthit në Evropë u trefishuan vitin e kaluar, Shqipëria mes vendeve me numrin më të madh

Rastet e fruthit në Evropë u trefishuan vitin e kaluar, Shqipëria mes vendeve me numrin më të madh

Numri i rasteve rasteve të fruthit në Europë trefishohen mes 2017 dhe 2018 në 82,596 numri më i madh i regjistruar këtë dekadë, tregojnë të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë .

Ndërsa normat e vaksinimit po përmirësohen, OBSH thotë se mbulimi nuk është mjaft i lartë për të parandaluar qarkullimin e virusit në shumë vende.

Ukraina raportoi numrin më të madh të rasteve të fruthit vitin e kaluar më shumë se 10 herë më e lartë se Serbia.

Mes 10 vendeve të para renditet edhe Shqipëria që ka numrin më të madh të të prekurve nga fruthi, me 1,466 raste.

Mbi 90% e rasteve ishin në 10 vende, duke përfshirë Francën, Italinë dhe Greqinë.

Fruthi është një sëmundje shumë virale infektive që nganjëherë mund të çojë në komplikacione të rënda shëndetësore, duke përfshirë infeksionet e mushkërive dhe trurit.

Në 2018 pati 72 vdekje nga fruthi në Evropë krahasuar me 42 në 2017, shkruan BBC.

Vendet evropiane me numrin më të madh të rasteve të fruthit nga janari deri në dhjetor 2018 ishin:

  • Ukraina (53,218)
  • Serbia (5,076)
  • Izraeli (2,919)
  • Franca (2,913)
  • Itali (2,517)
  • Federata Ruse (2,256)
  • Gjeorgjia (2,203)
  • Greqia (2,193)
  • Shqiperia (1,466)
  • Rumania (1,087)

Në Britaninë e Madhe, pati 953 raste të fruthit vitin e kaluar.

Ndërkohë, Ukraina kishte normën më të lartë të rasteve të fruthit në Evropë, në 1,209 persona për një milion popullsi 10 herë norma e vendit në 2017.

Kjo kryesisht shpjegon rritjen e shpejtë të rasteve të përgjithshme të fruthit në Evropë, nga 25,863 në 2017 në më shumë se 82,000 në vitin 2018.

Normat e vaksinimit për fruthin, shyta dhe rubeol në Ukrainë ranë ndjeshëm gjatë një numri vitesh gjatë konfliktit të tij me Rusinë, duke arritur në 31% në 2016 ndër më të ultat në botë.

Deri në fund të vitit 2017, përqindja e fëmijëve në Ukrainë që ishin vaksinuar ishte përmirësuar ndjeshëm, në rreth 90%, por OBSH thotë se kjo duhet të mbrohet për të mbrojtur popullsinë nga shpërthimet e mëtejshme të fruthit.

Dr Zsuzsanna Jakab, drejtoreshë rajonale e OBSH-së për Evropën, tha: “Tabloja për vitin 2018 e bën të qartë se ritmi aktual i progresit në rritjen e normave të imunizimit do të jetë i pamjaftueshëm për të ndaluar qarkullimin e fruthit. Kjo do të thotë se hendeqet në nivel lokal ofrojnë ende një derë të hapur ndaj virusit”.

OBSH thotë se rritja e 2018 në rastet e fruthit pasoi një vit kur vendet evropiane arritën mbulimin më të lartë të vlerësuar ndonjëherë për dozën e dytë të vaksinimit të fruthit me 90%.

Përqindja e fëmijëve që marrin dozën e parë të vaksinës gjithashtu është rritur, në 95%.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy