“Furtuna” në administratë, LSI kallëzon penalisht 3 ministra dhe zv/kryeministren (VIDEO)

“Furtuna” në administratë, LSI kallëzon penalisht 3 ministra dhe zv/kryeministren (VIDEO)

Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë kallëzim penal për ‘shpërdorim detyre’ për 3 ministra dhe zëvendëskryeministren, pas vendimeve për pezullim nga detyra të punonjësve të administratës por dhe për disa drejtorë, me pretendimin se këta të fundit kanë shkelur kodin elektoral, për përfshirje në fushatë zgjedhore.

Kështu, në një dalje para mediave, deputetja Kejdi Mehmetaj bëri të ditur për publikun se LSI ka kallëzuar ministren Milva Ekonomi, ministrin teknik të Drejtësisë, Gazmend Bardhi, ministren e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhuljeta Kertusha dhe zv.Kryeministren Ledia Mandija.

“Task Forca e drejtuar nga zv.kryeministrja Leidia Mandija po bën shkelje flagrante të ligjit dhe në mënyrë arbitrare ka nisur një hakmarrje dhe shantazhe ndaj punonjësve të administratës. Nga radhët e LSI nuk është përfshirë asnjë ministër dhe punonjës në fushatë. Ne denoncojmë publikisht fushatën e hakmarrjes ndaj njerëzve të fushatës elektorale”, tha Mehmetaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy